Moderatori Ardit Gjebrea 2 javë më parë bëri publik lajmin se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
Javën e parë e prezantoi nga shtëpia spektaklin ‘E diela shqiptare’. Ndërsa të dielën e kaluar Arditi njoftoi se me këshillë të mjekut të tij nuk do ta prezantonte ai.
Pas këtij njoftimi filluan aluidimet se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e Ardit Gjebreas.
LEXO EDHE: ARDIT GJEBREA NUK DO TA DREJTOJË “E DIELA SHQIPTARE”, ÇFARË KA NDODHUR ME MODERATORIN
Madje disa faqe online kanë përhapur dje lajmin se Gjebrea është transportuar me urgjencë drejt Turqisë. Një lajm ‘fake’ ky që është përgënjeshtruar me mjaft stil nga vet Arditi.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Arditi bën të ditur se është në gjendje të të mirë dhe ndodhet në shtëpinë e tij./(tirananews.al)