Ardit Gjebrea: Sa herë them të iki… unë kthehem prapë (teksti dhe kënga)

Përpos që njihet si këngëtar dhe autor tekstesh, Ardit Gjebrea njihet edhe si producent i festivalit Kënga Magjike. Qysh në paraqitjen e tij të parë në Festivalin e RTSH-së ai shpërblehet me Çmimin e Parë.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Kthehem përsëri” të interpretuar nga Ardit Gjebrea:

Sa herë them të iki
Unë bëj një hap
Sa herë them të iki
Unë kthehem prapë.

Dhe shoh një pemë
Një rrugë një shtëpi
Një mik të vjetër
Një mik të ri.

I përgatis valixhet
I marr në krahë
Para biletarisë së avionit
Mendohem prapë.

Dhe i vendosur marr taksinë
Dhe gjej një shkak të kthehem përsëri.

Fati deshi të na ndajë
Nëpër botë të na shpërndajë
Por të gjithë një ditë do të vijnë.

Kudo brodhem nëpër botë
Por nuk gjetëm si kjo tokë
Shpirti ynë këtu do prehet.

Një këngë e pambaruar
Një natë pa gjumë
Sa letra nis të shkruaj
Qenkan shumë.

Një puthje nëne, një e qarë
Një tufë adresash në sirtar
E prapë i përgatis valixhet
I marr në krahë
Para biletarisë së avionit
Mendohem prapë
Dhe i vendosur marr taksinë
Dhe gjej një shkak të kthehem përsëri.

Përgatiti ObserverKult

Lexo edhe:

ARDIT GJEBREA: MË ERDHE NË NJË KOHË TË DËSHPËRUAR…JON (TEKSTI DHE KËNGA)