Ardit Gjebrea interpreton këngën “Shumë të kam dashur…”/ Teksti: Teodor Keko

Teksti: Teodor Keko

Në Selanik anijet mbërrijnë,
në port unë mbeta far i gjallë.
Pashë mijëra njerëz, ndoshta miliona,
veç ty ama, kërrkund s’të pashë.

Në Selanik avionët mbërrijnë,
në pistë unë pija lotin tim.
Pashë mijëra njerëz, ndoshta miliona,
veç ty s’të gjeta n’udhëkalim.

Atëherë u mbylla në vetvete
me shumë whisky e n’akull pak.
Në darkë i dehur po mendoja:
Shumë të kam dashur, por s’është gjithçka…

ObserverKult


Lexo edhe:


ARDIT GJEBREA & SAIMIR PIRGU: TA DIJA SE NJË DITË NUK DO TË T’KEM(TEKSTI DHE KËNGA)