Ardit Gjebrea: Kur të jesh mërzitur shumë (Teksti: Dritëro Agolli)

Ju ftojmë të ndiqni njërën nga këngët më të bukura, kënduar nga Ardit Gjebrea, “Kur të jesh mërzitur shumë” me tekst të Dritëro Agollit.

Këtu s’ do të jem, do jem larguar;
Në tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenen e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër rrugët ku kam ecur,
S’do ndjehet kolla ime e thatë,
Dhe kur në xham’ të fryjë erë,
Do qash me erën dalë ngadalë.

Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje i fshehur do të jem unë,
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje.
dhe unë do të zbres do vij pas teje
do vij…

mërzitur testamenti poezi nga dritero agolli

ObserverKult

Kliko edhe:

“HAJREDIN PASHA”, VARIANT NGA AURELA GAÇE

Hajredin Pasha o po i vjen o Radikës
Vallë o ku janë o, kto malet e Dibrës

Vallë o ku janë o morë kto malet e Dibrës
Bajnë o kuvend more, n’fushë o t’Gjoricës

N’fushë t’Gjoricës o more te kalaja
Hajredin Pashën e ka gjetë belaja

Se belaja pashën që e ka gjetë e
Malet e Dibrës more kanë lidhë Besë

Kanë lidhë besë, morë kanë lidhë o te tanë
Turkut Dibrën o mos më ja lanë

Hajredin Pasha o morë kry hutaqe
S’lidhet Dibra more me kërbaq

Hajredin Pasha ku e ke o ushtrinë
Malet e Dibrës o more mi kanë gri

Malet e Dibrës oh more mi kanë gri
Nuk janë pak o morë por dymbëdhjetë mijë…

KLIKO PER TA DEGJUAR KETU