Përmes një postimi Ardit Gjebrea ka kujtuar Bilbilin e Kosovës, Nexhmije Pagarushën.
“E mirë, e ëmbël, lozonjare” nis shkrimin e tij moderatori shqiptar, i cili vazhdon tutje duke vlerësuar lart figurën e saj.
Statusi i plotë:
‘Unë sot dua të të kujtoj kështu dhe jo vetëm sot, por gjithë jetën. E mira, e ëmbla, lozanjarja ime.
Të gjithë sot humbën artisten e madhe, njeriun e familjes, bashkëudhetaren speciale, ndërsa mua m’u këput filli që më lidhte me shpirtin binjak, me një shpirt si ai i yti që pata fatin ta njoh, ta jetoj dhe të ma falje sa herë isha dhe nuk isha me ty.
Kush tha që u shua bylbyli?
Zë si i yti, është nga ata që e kanë jetën eterne.
Më sëmbon zemra tani, por e di që je diku këtu, me mua, që aq shumë të dua!”