Ardit Gjebrea: Të kërkoj, si i çmendur të kërkoj… (teksti dhe kënga)

Teksti: Timo Flloko

Të kërkoj,
të kërkoj e nuk të gjej,
në çdo vend ku këmba shkel,
ti askund, askund nuk je.
Të kërkoj,
si i çmendur të kërkoj,
nëpër botën që s’mbaron,
sa dhe fryma më ndalon.

Pse?
pse më torturon?
K’të natë.
Pse?
thonë unë jam njeri,
pa fat.

Ti,
dhe njëherë po të kthehesh ti,
ja ku jam.
Dhe njëherë të më duash prapë
ja ku jam.
Dhe njëherë ti të jesh e imja,
ja ku jam
Parajsën të ta fal.

Dhe njëherë të të mbajë në duar,
ja ku jam.
Dhe njëherë të më bësh të vuaj,
ja ku jam.
Dhe njëherë të më vrasësh mua,
ja ku jam.
Dhe vdekja le t’më marr.

Më mungon,
zërin tënd nuk e dëgjoj.
Një mesazh në telefon,
shpirti im sa më mungon.
Më mungon,
prekja jote më mungon,
trupi yt kur drithëron
dhe një puthje që s’mbaron

Pres,
pres të më vish,
k’të natë
Pres,
çdo njeri e ka,
një fat.