Ardit Gjebrea: U fsheha… ika larg nga kureshtarët… (teksti dhe kënga)

Nuk i di askush…, ju ftojmë ta dëgjoni këtë këngë të shkëlqyeshme nga Ardit Gjebrea.

Nuk m’i di askush
vargjet që për vehte
për vehte shkrova
drita kaq të zbehta
fytyrën ndriçojnë.

E krejt i vetëm kam provuar
të triumfoja, të triumfoja,
përmbi vitet e pa stina
e që s’do më plakin dot.

Nuk i di askush
ato net brenda meje
ato fjalë që s’përsëriten
tjetër herë në jetë.

Nuk i di askush
qytetet ku u fsheha
ika larg nga kureshtarët
që i dinin të vërtetat e mia.

Nuk e di askush
se nga po kthehem kaq i lodhur
dhe pse kam nevojë
për zëra të njohur.

Ky është një pyll gjigand me njerëz
flasin me vehte, thonë më njohin
por gabojnë,
se vetëm emrin, emrin ma dinë.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

————————————-

Lexo edhe:

HALIL MATOSHI FITON ÇMIMIN KOMBËTAR “ALI PODRIMJA” / “THE LIL’S POEM”, LIBRI MË I MIRË ME POEZI NË VITIN 2023