Arditë Latifi Haliti: Lulet

Sot i pata zili lulet
Në qoshe t’ndërtesës shumëkatëshe
Ballëlarta, të bukura
Sot, m’u duk që edhe Ty të pata zili
Edhe atë
E kënd s’e pata zili sot
Deshta t’i mbaja unë ato lule
Nuk thuhej emri im
As s’mu drejtua kush mua
E pata zili atë grua
Mbështjellë me verën shumëngjyrëshe
Asgjë më shumë s’kam zili se sa lulet në duart e dikujt
Aq më pak në ditën e lindjes!
Eca e përhumbur
E mbramja m’solli tri lulet e mia
Iu mora erë
Të ndjeva Ty
Hapa veshtë, sikur dëgjova zhurmën e çelësit
Dhe heshta
Deshta me t’pa!

ObserverKult


Lexo edhe:

ARDITË LATIFI HALITI: MARS

Tinëzar, i çmendur, i gjakosur
E shëndetlig
Vjen
Si zakonisht.
Pranverë e vonuar qoftë
O, mos qoftë fare
Çrrënjosur
E nxirë
Kjo stinë viti!
Ah, sikur të ndodhte
Saherë gjunjëzohemi
Para dorëzimit
E i rikthehemi viteve të shkuara
Paska ndodhur,
Mu në stinën e luleve!
Edhe studentët
Edhe minatorët
Edhe Jasharajt

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


ARDITË LATIFI HALITI: NË PRITJE

Prita e prita
një qoshe të lulëzojë
e pashë veten në çdo qosh,
çdo sekond, çdo ditë
lulëzuar aty ky frymoj
besova në fjalët e besën

Besën e kam në zemër!

E ndjej edhe sot
E asaj dite
jam e mësuar
t’ i rikthehem fëmijërisë
E zihem me veten
më mësuan të lidhem për fjale
E djallos nganjëherë!

sot prita të lulëzojë
u bënë shumë vjetë
Pos fjalës!
unë vazhdoj t’i besoj
Të njëjtës besë!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult