Arditë Latifi Haliti: Mars

Tinëzar, i çmendur, i gjakosur
E shëndetlig
Vjen
Si zakonisht.
Pranverë e vonuar qoftë
O, mos qoftë fare
Çrrënjosur
E nxirë
Kjo stinë viti!
Ah, sikur të ndodhte
Saherë gjunjëzohemi
Para dorëzimit
E i rikthehemi viteve të shkuara
Paska ndodhur,
Mu në stinën e luleve!
Edhe studentët
Edhe minatorët
Edhe Jasharajt
Edhe e sotmja ogurzezë
Mu, në Marsin e keq
Mos i qofsha falë kësaj stine!
Kështu, mos eja kurrë!