“Argirokastër”, historia e emrit të Gjirokastrës së sotme

Emri i qytetit të Gjirokastrës mësohet të jetë përmendur në shekullin XIII, për herë të parë.

Ndërsa fillimet e qytetit mendohet të jenë pas rënies se Adrianopolit.

Ka disa versione për prejardhjen e emrit të qytetit.

Një legjendë thotë që gjatë rrethimit të qytetit nga turqit, Princesha Argjiro, motra e zotit të qytetit u hodh nga muret e kalasë bashkë me djalin e saj. Që këtu rrodhi edhe emri “kalaja e Argjirosë” dhe mori emrin qyteti.

Por ky version është i pamundur mbasi emri i qytetit përmendet që në kohën e Bizantit. Pra para pushtimit osman, transmeton ‘konica.al’.

Sipas një shpjegimi tjetër më pak poetik, qyteti e ka rrënjën e emrit nga greqishtja, Argyró-kastro që do të thotë kështjellë e argjendtë.

Një shpjegim i tretë lidhet me emrin e një fisi vendas që jetonte pranë Gjirokastrës: Argjirët.

Versioni i katërt lidhet sërish me kështjellën që mendohet të jetë nisur së ndërtuari nga Gjin Bue Shpata. I cili i dha emrin qytetit, Gjino-kastër.

LEXO EDHE: Gjirokastra, qyteti magjik me një të shkuar të trazuar…