Një shoqëri primitive si kjo e jona, ku vetëm rreth 4% të grave e kanë gëzuar të drejtën në trashëgimi të pronës, natyrisht se nuk ka kapacitet me ia fuqizuar të drejtat elementare njerëzore, grupeve të margjinalizuara.
Një shoqëri si kjo e jona, ku një pjesë e popullatës festojnë me armë dhe bëjnë politikë në oda – aty ku pak apo aspak rrijnë femrat, natyrisht se është kundër fuqizimit e të drejtave elementare të grupeve të margjinalizuara.
Një shoqëri si kjo e jona, ku partitë politike haptazi koketojnë me grupe retrograde të njerëzve vetëm për vota, natyrisht se voton kundër Kodit Civil.
Prandaj, duhet ta pranojmë: jemi shoqëri skajshmërisht primitive.
Demokracinë e kemi farsë.
Bota demokratike këtë po e din dhe po e sheh.
ObserverKult
Lexo edhe:
SILVANA KOLA-LOKA: NJË SHËNIM I VOGËL PËR NJË ‘KEQDIAGNOSTIKIM’ TË SHOQËRISË SHQIPTARE
Jo! Nuk është “Sindroma e Stokholmit” (sado tërheqëse të duket si terminologji) ajo që mund të shpjegojë apatinë e shoqërisë shqiptare. Populli nuk është viktimë pasive! Dhe asnjëra nga partitë (ajo në pushtet apo tjetra që zhgërryhet në bankinë) nuk është kurrsesi e vetmja dhunuese!
Është “Sindroma e pafuqisë së mësuar” sipas të cilës, dikush nuk arrin më të reagojë pas traumave dhe zhgënjimeve të përsëritura, ajo që shpjegon më së miri apatinë, mpirjen e nervit dhe lëshimin në rënie të lirë të logjikës dhe ndjeshmërisë qytetare kaosin. Kjo është një sindromë e vërtetë e shëndetit mendor.
Tekstin e plotë e gjeni KETU;