Arilena Ara sjell festivalin e saj të parë në Shqipëri!

Arilena Ara sjell festivalin e saj të parë në Shqipëri!

Në datën 19 nëntor, në orën 19:00, sheshi “Skënderbej” do të presë publikun për të festuar “ngjyrat” e albumit të ri të këngëtares Arilena Ara.

Ashtu siç edhe artistja ndërkombëtare ka treguar në rrjetet sociale, “Pop Art Festival” do të presë në skenë edhe këngëtarin e njohur Gjon’s Tears.

Ky festival është i pari i llojit të tij për promovimin e një albumi muzikor dhe është koncerti i parë recital në Tiranë për këngëtaren Arilena Ara.

Kujtojmë se vitin e kaluar Arilena mbajti një koncert akustik në sheshin “Nënë Tereza”, por pa praninë e publikut.

Kjo shkaku i masave parandaluese të COVID-19.

Albumi “Pop Art”, me 12 këngë përfshirë këtu edhe “Thirr Policinë”, “Ke me mungu”, “Aligator” dhe “Murderer”, shënon një tjetër stad të karrierës së Arilena Ara.

Vite pas fitores së X Factor Albania, pak vite pas bujës që pati kënga “Nëntori” dhe shumë pak kohë pas fitores së Festivalit të 58-të të Këngës, Arilena duket gati më shumë se kurrë për sukseset e radhës.

Se çfarë surprizash do të ketë “Pop Art Festival” mbetet për t’u zbuluar në 19 nëntor, në sheshin Skënderbej!/lapsi

ObserverKult

Kliko edhe:

ARILENA ARA & ARDIT GJEBREA: KUR BRAKTIS ATË QË DO… (TEKSTI DHE KËNGA)

Teksti nga Timo Flloko: Kur braktis atë që do

Ti, ti po kthehesh përsëri tek unë,
me pendesë dhe trishtim pafund,
ka kaq kohë që po të pres, sa shumë.

Vjen, përmes erës nëpër net ti vjen,
nostalgji dhe dëshpërim më sjell,
sa e huaj je tani, s’e ndjen?

Kliko për tekstin e plotë dhe për ta dëgjuar këngën KETU