Arilena Ara & Ardit Gjebrea: Kur braktis atë që do… (teksti dhe kënga)

Një nga baladat më të bukura në repertoarin e muzikës shqipe, padyshim se është kënga “Kur braktis atë që do” e shkruar nga Timo Flloko.

Fillimisht kënga është kënduar nga këngëtari i njohur Ardit Gjebrea. Vite më pas, në një intrepretim rrëqethës, ai të njejtën e solli në duet me këngëtaren Arilena Ara.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin:

Ti, ti po kthehesh përsëri tek unë,
me pendesë dhe trishtim pafund,
ka kaq kohë që po të pres, sa shumë.

Vjen, përmes erës nëpër net ti vjen,
nostalgji dhe dëshpërim më sjell,
sa e huaj je tani, s’e ndjen?

Ku shkruan ëndrrat, ku?
Kë deshën sytë e tu, s’e di.
Ne heshtim që të dy,
na ndan një ftohtësi tani.

Kur braktis atë që do,
vjen një çast qe e kupton
se pa të ti dot s’jeton…
Çfarë më thuaj vlen në botë,
kur je vetëm e ke ftohtë
dhe një zemër s’e gjen dot?

Ku shkuan pritjet, ku?
Ku ndali hapi yt, s’e di.
Një ndjenjë, në fshehtësi
jam skllavi yt më thotë tani…

Unë, sa trishtim po ndjej në shpirt, çudi!
Kur pendesën shoh në sytë e tu,
s’di të dua, a të humba përgjithnji.

Ti, ti u ktheve,
lotin shoh të ngrirë…
Jam i dobët dhe të fal, s’e di
mund ta kthejmë në jetë dashurinë…

Kur braktis atë që do,
vjen një çast qe e kupton
se pa të ti dot s’jeton…
Çfarë më thuaj vlen në botë,
kur je vetëm e ke ftohtë
dhe një zemër s’e gjen dot?

Përgatiti: ObserverKult

Kliko edhe:

ARDIT GJEBREA & EDIT MIHALI: PERENDESHË E BUKURISË MË JE… (TEKSTI DHE KËNGA)