Arjola Demiri interpreton poezi të Flutura Açkës (VIDEO)

Në kuadër të rubrikës Video-Poezi ju sjellim një interpretim të aktores Arjola Demiri. Kësaj radhe ajo ka zgjedhur një poezi të Flutura Açkës.

Nga ana tjetër shkrimtarja Flutura Açka pasi ka dëgjuar këtë intepretim është ndjerë e emocionuar.

“Më ka prekur shumë ky interpretim i shkëlqyer i poezisë sime “Roja i dritës” i aktores Arjola Demiri. Ajo hapi homazhin ndaj viktimava të tërmetit të 26 nëntorit me thirrjen “Jemi një” të trupës së Portokallisë mbrëmjen e djeshme.

Ndjehem e nderuar që kjo trupë e zgjodhi këtë poezi. Nuk do të kisha gjetur mënyrën më të mirë kushtimi për të gjithë jetët e humbura, për Dijenën dhe vajzën e saj 8-vjeçare, historia e së cilës më ka tronditur. Të djalit 17-vjeçar që fjalën e parë që tha kur doli nga rrënojat, ishte klithma “Dua mamin!”. Për familien gati të shkuar Lala. Për buzëqeshjen e fundit të të riut që rezistoi 16 orë nën rrënoja, hijeshi që më kujton buzëqeshjen e fundit të tim Biri.

Megjithë ndjesën e Xhemit dhe Salsanos për përdorimin pa lejë të saj, ajo poezi nuk është më e imja. Nëse shëron sado pak, ajo është ectë gjithëve.

Faleminderit Portokalli dhe Top Channel që më bëri pjesë të këtij homazhi njerëzor të dhimshëm, por ende me dritë e shpresë.
Faleminderit Arjola Demiri, të jam tejet mirënjohëse, edhe pse kjo poezi është kripë mbi plagën time, mbi plagët tona.” eshte shprehur Flutura.

ObserverKult

Përveç kësaj ju mund të lexoni këtu edhe poezi tjera nga Flutura Açka

Flutura Açka: Ditët u bënë stinë