Më vitet mëson mos me humb kohë
për misione të pamujtuna,
për gjana të jashtëzakonshme,
për drejtësinë në botë.
E di që andrrat janë ma e mira jonë
dhe engjëjt na mbrojnë
ashtu pa ra në sy.
Prandaj jam e qetë,
e drejtpërdrejtë
e drejtë
se kam mësue që edhe me ndriçim të zbehtë
në një rrugicë të errët
sheh ku shkel.
Edhe qiri ka një mision po aq madhor sa dielli
ani pse shkrihet
me dinjitet.
Prandaj me vitet
ti bahesh gjysëm njeri,
dhe ndriçon gjysmën tjetër
të çdo njeriu që don,
prej aty ku je.