Poezi nga Arjola Zadrima
Nuk e di a kam me të folë ma
për dashuni.
Tash qielli i përflakun i majit
ka nuanca zemre,
heshtjet e një grueje
janë psalme, që thuhen në meshë
të djelave.
Zbuloje vetë botën
po pate kurajë
hape arkën e Noes
e digju.
Unë s’mundem me të ftu në zjarrin e fundit
as qiellin e shtatë s’di me ta rrëfy,
gjithçka që di asht’ një spirancë
thellë, thellë kapërthitun
për shpirt….
Zhytu në qenien teme
e më prit!
ObserverKult
Lexo edhe:
ARJOLA ZADRIMA: MIGJENI E DINTE SE GRATË ME LËKURËN E ZBEHTË KANË NJË ZEMËR TË BUTË…
Nga Arjola Zadrima
Nadja bjen e brishtë, krejt paqësisht mbi qytet. Unë zgjohem me natë, më pëlqen me e pa si bjen drita, mbi pragje të ftohta, mbi ndërtesat, tu ndezë të parin kompanjelin e kishës Françeskane. Çdo gja merr pamje tjetër, bukuri e frikshme, thoshte Migjeni e kishte të drejtë.
Migjeni e dinte se gratë me lëkurën e zbehtë kanë një zemër të butë, fshehun thellë në veten e tyne.
Ndërsa më përshkojnë mendimet hesht e hedh sytë jashtë.
Ti fle, diçka e shpupurish kohën e ne, shihemi si mirazh në thellinë e njeni – tjetrit. Sa vite kanë shkue, sa herë të kam ndjekë pa kuptue, sa ndërmendje më kanë përshkue sytë e tu të qelibartë.
Po tash?!
Tash që kisha dashtë me të përqafu, e bota më rrokulliset, vitet më pëshkojnë thinja, andrrat më lagshtin mendjen e zdathun…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU