Arjola Zadrima: Migjeni e dinte se gratë me lëkurën e zbehtë kanë një zemër të butë…

Nga Arjola Zadrima

Nadja bjen e brishtë, krejt paqësisht mbi qytet. Unë zgjohem me natë, më pëlqen me e pa si bjen drita, mbi pragje të ftohta, mbi ndërtesat, tu ndezë të parin kompanjelin e kishës Françeskane. Çdo gja merr pamje tjetër, bukuri e frikshme, thoshte Migjeni e kishte të drejtë.

Migjeni e dinte se gratë me lëkurën e zbehtë kanë një zemër të butë, fshehun thellë në veten e tyne.

Ndërsa më përshkojnë mendimet hesht e hedh sytë jashtë.

Ti fle, diçka e shpupurish kohën e ne, shihemi si mirazh në thellinë e njeni – tjetrit. Sa vite kanë shkue, sa herë të kam ndjekë pa kuptue, sa ndërmendje më kanë përshkue sytë e tu të qelibartë.

Po tash?!

Tash që kisha dashtë me të përqafu, e bota më rrokulliset, vitet më pëshkojnë thinja, andrrat më lagshtin mendjen e zdathun.

Po tash që dashnisht të përshkoj fytyrën, lehtas të puth sytë, në gji shtrëngoj krejt qënien tande, e më del gjumi…

Çka me ba tash që zgjohem e hesht, tash që mendimi jot më prekë me gishta të butë , tash që prej cilësdo andërr kam tërhekë një dje, sa me të rrëfy, që asht ende diku ajo vajzukja që përshkonte andrra në pe, e bashkë qeshnim me to.

Tash po, unë e kam zgju zemrën, të shoh!

ObserverKult


Lexo edhe:

ARJOLA ZADRIMA: S’KAM MUJTË MË E JETUE PA TË MENDUE…

Se unë
s’kam me ta thanë kurrë
çka më dhemb ma shumë.
Nuk di me të kallzue
si grimcohet një grue
prej ditës në ditë,
një grue që humb dashninë
që e ka ruejtë në gji
gjithë jetën.
Një grue e marrë
një grue e çmendun
një grue egoiste
e denjë për një dhimbje
ma të madhe se ajo.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult