Të lutem,
mos më kërko ma,
krejt heshtja që ka pushtue
shpirtin tem,
i përg’jet një grueje mbi një urë
që çahet dysh, tuj ra në rrjedhën e lumit të vet.
Ndaj në këtë orë të qetë , të lutem,
pak ka pak edhe hijet zhduken
bashkë me pemët e andrrat e djeshme,
gjithçka rrjedha e lumit merr
asht veç qetësi e rrejshme.
Të lutem , mos më kërko ma.