Arkivi i Filmit shpluhuros tre dokumentarë të regjisores Adriana Elinit

Arkivi i Filmit ka përkujtuar regjisoren e 40 filmave dokumentarëve Adriana Elini. Drejtoresha Iris Elezi e konsideron këtë një mënyrë për të mos harruar regjisoren, por edhe një mënyrë që brezi i ri të njihet me Shqipërinë e viteve ’80.

Shqipëria, që sot nuk ekziston më si dikur, vjen nëpërmjet jetës së punëtorëve dhe fëmijëve të viteve ’80 në tre filma dokumentarë të regjisores Adriana Elini  (1937-1994) që u prezantuan në sallën e Arkivit Qendror të Filmit. Drejtoresha e këtij institucioni, Iris Elezi, e cilëson këtë iniciativë një mënyrë për të nderuar regjisoren, që prej 25 vitesh nuk është më midis nesh, por  edhe për të parë kontributin e saj të gjatë viteve të realizmit socialist në kinematografi. Ndërsa, kineastë, familjar edhe  miq, janë bërë bashkë për të kujtuar Elinin.

 “Shtëpitë malore të pushimit” (1976) është një vështrim i gjallë i pushimeve të kaluara mes bukurisë natyrore të fshatit.

 “Çdo vijë, një vizatim” sjellë fëmijët duke pikturuar (1934)  edhe Fanfara e të vegjëlve (1985) e udhëhequr nga mësuesi i tyre, dëshmojnë sesi fëmijët mësojnë të luajnë në veglën e tunxhit.

Regjisorja Adriana Elini përpos ndikimit të propagandës së kohës, që ndihet edhe në krijimtarinë e saj artistike, ka realizuar rreth 40 filma dokumentarë në ish- “Kinostudion “Shqipëria e re”./shqiptarja