“Jam zhgënjyer nga politika”/ Piktori Hodo: Amaneti i çamëve është tradhtuar…

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate”, piktori dhe kritiku i artit, Abaz Hodo ka folur dhe për përfshirjen në politikë. Ai tha se arsyeja pse u angazhua ishte për amanetin e të parëve, që u masakruan.

Hodo u shpreh se amaneti i çamëve është tradhtuar dhe ndihet i zhgënjyer nga politika

“Unë kam pasur dhe oferta që të bëja analistin politik dhe i kam refuzuar me shumë delikatesë, pa ofenduar askënd. Sepse dua që unë të jem ai që mbahet mend si kritik i artit, analist i artit, që të mbahem mend si piktor.

Ajo pjesa e politikës ka qenë një angazhim i amanetit familjar sepse unë vij nga Çamëria, qoftë nga nëna, qoftë nga babai dhe të parët e mi janë vrarë, janë masakruar dhe unë kisha detyrime morale, por e pash që ajo ishte një lëvizje që nuk më përfaqësonte mua në atë vizionin tim dhe në atë amanetin që kisha unë.

Ajo u tradhtua, iu dha drejtim tjetër për interesa meskine dhe kështu që një njëri që në jetën e tij ka vënë në jetën e tij në bazamentin e vetë ndershmërinë nuk mund të bëjë përpara në politikë.

Jam i zhgënjyer nga politika. Do të them diçka për herë të parë, që mua politika asnjëherë nuk më ka lënë t’i çojë gjërat deri në fund. Nëse do më lejoni ta bëj një retrospektivë të vogël, kudo ku unë kam qenë, sa kam filluar të punojë dhe në momentin që ka marrë ajo atë formën e vetë më kanë larguar nga puna dhe këtë mund ta them dhe te Pallati i Kulturës”, tha Hodo./abcnews.al

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

“PLOT NDJENJA TË DHIMBSHME”/ REGJISORI FLET PËR FILMIN DEDIKUAR VËLLAIT TË NDJERË, SKULPTORIT ARBEN BAJO: DOJA TA LIJA PAS VDEKJES…

Regjisori i njohur, Saimir Bajo ka folur në emisionin “Pas Mesnate” për filmin autobiografik me titull ‘Violinisti’. Ai ka treguar se ia ka dedikuar vëllait të tij të ndjerë, skulptorit Arben Bajo, i cili u nda nga jeta “në mënyrë të parakohshme”…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU