Arkivi jep një lajm, ka të bëjë me filmin “Koncert në vitin 1936”

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit bën të ditur se është duke u restauruar filmi “Koncert në vitin 1936”.

“Një pasuri e shtuar dhe e shpëtuar për trashëgiminë audiovizive shqiptare”, shkruan në një postim në rrjetet sociale Arkivi i Filmit, sipas të cilit po bëhet një punë e mrekullueshme nga ekipi i specialistëve të restaurimit digjital Koushik Bhattacharya dhe Ritajit Raychaudhuri në Mumbai Indi, për rikthimin e ngjyrave të dekoloruara të filmit “Koncert në vitin 1936”.

Arkivi sjell edhe foto që dëshmojnë për punën e bërë. Në kuadrin majtas shihet imazhi i përftuar nga skanimi i negativit të dekoloruar ku mungon ngjyra e kuqe në kanalet RGB; në kuadrin e mesit shihet rikthimi i kanalit të ngjyrës së kuqe R; dhe në kuadrin djathtas shihet një TEST për color grading të imazhit.

Filmi “Koncert në vitin 1936” është prodhim i vitit 1978, me regji të Saimir Kumbaros dhe skenar të shkruar nga Kiço Blushi, bazuar mbi tregimet e novelës së Dhimitër Shuteriqit./ATSH


Lexo edhe:

KUR KUJTIM PRODANI RRËFEU HISTORINË: JA SI U KOMPOZUA MUZIKA PËR FILMIN “UNË E DUA ERËN”

Kompozitori i njohur, tashmë i ndjerë, Kujtim Prodani, rrëfeu kohë më parë se ishte bërë nostalgjik dhe kujtonte vitet e rinisë kur kompozonte këngë për filma që mbeten gjatë në memorien e publikut shqiptar.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ishte vjeshte 1990. Profesor Gjon Simoni, “Mjeshter i Shkolles se Orkestracionit”, më ndalon në koridorin e Institutit te Arteve, dhe me zgjat me dashamirësi rreth 150 flete A4 te lidhura bashke me kujdes...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU