Kur Kujtim Prodani rrëfeu historinë: Ja si u kompozua muzika për filmin “Unë e dua Erën”

Kompozitori i njohur, tashmë i ndjerë, Kujtim Prodani, rrëfeu kohë më parë se ishte bërë nostalgjik dhe kujtonte vitet e rinisë kur kompozonte këngë për filma që mbeten gjatë në memorien e publikut shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Prodani pati rrëfyer me nostalgji, transmeton ‘fjala.al’.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ishte vjeshte 1990. Profesor Gjon Simoni, “Mjeshter i Shkolles se Orkestracionit”, më ndalon në koridorin e Institutit te Arteve, dhe me zgjat me dashamirësi rreth 150 flete A4 te lidhura bashke me kujdes.
Lexova ne krye, UNE E DUA EREN, nga Besa Myftiu. Skenar filmi. Hidhi nje sy, me tha “Profja”. Me mbuluan djerse te ftohta….duke menduar se ke kisha përballë.
Maestro Albert Minga, nuk e kisha takuar kurrë me pare, i tregon prof.Gjonit skenarin, dhe i kerkon qe ai t’i kompozoje muziken.
Jo, i thote Profja, nuk mundem për momentin, por do te te rekomandoj një djale te ri qe sapo ka kryer studimet per kompozicion.
U ula ne piano…piano…piano..pianooooo. Nervozizem, zero eksperience! ( njekohesisht punoja per NGJYRAT E MOSHES, te P. Milkanit)
Dikur e pyet prof.Berti Maestron, se c’behej me muziken. Edhe pak, i pergjigjet “Profja”.
Vjen momenti. Uje ne djerse, ulem t’i tregoj ne piano muziken, profesor Gjonit.
(Bert Minga nuk ishte…)
Fillova te luaja fillimin, pak masa muzikore, kur “Profja” me nderpreu.
STOP PRODAN…. kjo eshte!!!!!
Eee..keshtu keshtu. I telefonoi maestro Minges, dhe i tha qe “ai djali” e ka gjetur…ate cfare filmi kerkon.
Me tej, u prezantova me Bert Mingen.
Kohe e arte. Mirenjohje!
♥️♥️♥️