Arlind Farizi: Ai qe bërë një followers i përbetuar i saj, xheloz, i tmerrshëm…

arlind farizi
Arlind Farizi

Nga Arlind Farizi

Nuk kishte me vete ndonjë mekanizëm teknologjik të përsosur për të bërë follow Atë kudo, kurdo… Ai udhëhiqej nga tjetër gps, ai i pasionit të ethshëm. E kërkonte si dora e zgjatur territ. Ai thjesht ishte mësuar ta kërkoj qorrazi Atë, kudo, kurdo… Ai qe mësuar ta kërkojë Atë.

Mbase atë libër të trashë kërkimi e kishte lexuar disa herë, aq sa dinte rrugë të shkurta që do e nxjerrin drejtë tek Ajo, përemri vetor. Përemër që e kishte bërë atë të thyeshëm më shumë së një lakim emri apo mbiemri. Përemër që e bëri atë të mësoj morfologjinë e një dashurie të çuditshme dhe me shumë nerva.

Edhe kur ajo ishte larg, i lutej veturës të ecte sa më shpejt… U lutej këmbëve të shpejtojnë hapat, që për çudinë e botës bëheshin si ato të breshkës. Edhe kur ajo ishte aq larg, lutej që dorë e huaj mos ta prekte. Lutej që afër mos të kishte hienat, ato me fytyrë njeriu. Ajo është përemër njerëz. Ajo nuk ka emër, mbiemrin ia vunë të tjerët.

Ata që e paragjykuan për buzën e lyer më të kuqtë provokues, gjoksin paksa të hapur kur shkriheshin sytë e kërshërisë, ecjen e saj të ngathtë, të pafajshme, të pasigurt se në ç’qorrsokak përfundonte perspektiva e dashurisë…
Ai e ndiqte dhe lutej që ajo të gëzonte atë ndjenjë e mirëfilltë dashurie. Atë ndjenjën që e fal vetëm një i ngjashëm me të. Një gjysmë që kërkon ethshëm pjesën tjetër.

Ai qe bërë një followers i përbetuar i saj. Hija e saj. Vendi bosh kur shkelte këmba e saj. E hante veten gjatë, kur natën vonë shihte shenjën online: me kë shkruan? Kujt i dërgon fotografi? Kush ia përcjell ato shenjat e viberit? Kush është ai që ia lexon librin e semiologjisë së dashurisë?…
Ai qe bërë një followers i tmerrshëm, xheloz, nervoz dhe i pakontrollueshëm…
Ai qe bërë një followers i çuditshëm, derisa, në tallje i kishte thënë se do e ndiqte deri në ditën e martesës.
Ai qe bërë një followers me tamam.

Ajo kurrë nuk e kishte kuptuar pse kjo ndjekje. Për çfarë arsye? Lidhje pështyme… Ajo vazhdoi të jetonte në një ëndërr virtuale tipike të saj, në banesën me giga… E vetmuar, telefonin në dorë dhe priste notificationsat e mashtrimit… Të cilët ishin në numrin shumës.

ObserverKult

Lexo edhe:

ARLIND FARIZI: NUK BESOJA NË DASHURINË NË FACEBOOK…