Arlind Farizi: Edhe i zhveshur e mbante kravatën, edhe kur lahej s’e hiqte…

Nga Arlind Farizi

Vishej bukur. Mijëra shikime thyenin kokën në atë imazh të njeriut pedant. Mijëra sy skenonin lëvizjet e tij, ecjen prej të pafajshmit, seriozit, të moralshmit.

Ajo që më shumë binte në sy ishte kravata. Ngjyra jeshile e saj thyente harmoninë e ngjyrave tjera. E lidhur nyje si fjali diplomati, po aq nyje në zbërthim si vetë njeriu që e kishte veshur.

Vishej bukur njeriu me ecje të lehtë dhe kravatën jeshile. Po është vetëm një veshje, a nuk e bëri njeriu veshjen dhe jo veshja njeriun?

E shndërroi në vlerë kravatën prej ditën kur mori mandatin e të qenit mbi Ne, mbi Disa, ose i vetëmashtrimit së është mbi Dikë.

Shkëlqimin e kravatës e mat me karatët e kompetencës. Fjala e tij është më vlerën e kompetencës.

Shikimi i tij është korrigjues aq sa ka ngjyrë ka lapsi i kuq i dhënë dhuratë për mandatin. 

Edhe i zhveshur e mbante kravatën, në mos para tjerëve të paktën gruas së vetë t’ia tregonte “gjatësinë’ e kompetencës… Edhe ajo mashtrueshëm i kënaqej lëvizjes së kravatës andej-këndej…

Edhe në banjo e mbante me vete, lahej dhe nuk e lagtë aspak, kravatën që iu bë shenjë, e shenja ka komandë… si semafori.

Ra pushteti. Ai vishej keq. Jo në mungesë mjetesh por thjesht urrente kravatën. Miqtë i kishte humbur por për kravatë.

I pa kompetentë për asgjë, ecte vetmueshëm rrugëve të zhgënjimit ku në çdo hap lexonte gabimet e kompetencës.

Ulur në një skaj, mbi një gurrë, mendueshëm, i thirri vetes si mikut të ngushtë: naleti kravatës…

Ishte vonë të kthente miqtë, këto njerëz i kishte humbur shpejt dhe blic, pasojë e challamit të shndërruar në kravatë, pasojë e kalemit të kuq që hiqte vija gabimesh edhe pa gabuar, pasojë e gjuajtjes qorrazi të sedrave të miqve, pasojë e fjalës së lëshuar shigjetë, e jetës kuturu, e jetës së qejfit e jetës së përhoshmë, e jetës së pasur aq sa zgjat mandati.

E mirë e tij qe një mik i vetëm, të cilin e thirri edhe ditën kur e vuri kravatën edhe ditën kur e varrosi atë.

E varrosi thellë me idenë e mosveshjes, moskthimin në atë vetvete që ishte e rrejshme si një reflektim narcizi mbi sipërfaqet e ujit të paqtë…

*Titulli i origjinalit: “Kravata”

ObserverKult


rekomandime leximi nga arlind farizi

Lexo edhe:

ARLIND FARIZI: NUK BESOJA NË DASHURINË NË FACEBOOK…

Nga: Arlind Farizi

Nuk besoja në dashurinë në feisbuk (Facebook). Edhe pse qe një distancë e mesme, miqësore, e sigurt se gjithçka më vonë do të shkojë drejt fundit me qëllime reciproke të futjes në dorë, ndoshta më vonë në një përqafim plot mall.

Unë qëndrova aq kohë përballë atyre syve plot zgjuarsi e personalitet të pafajshëm, qëndrova i hipnotizuar nga ata sy të bukur, pak të ënjtur, i shikoja ata dy gropëzat ndër faqe që i formoheshin në dy anët e buzëve kur qeshte. Ishim kaq të trembur e të hutuar, përhumbur diku në një përleshje ndjenjash.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult