Arlind Farizi: Nga larg ia vështrova ikjen asaj…

Arlind Ferizi

Nga: Arlind Farizi

Nga larg ia vështrova ikjen asaj. Pashë derën e hapur të veturës ku e priste mashtrimi në formë të fejuari. Ashtu e lehtë si një ketër kërceu në ulësen e pasme dhe ky gjest qe i qëllimshëm, sall për rikthyer kohën e ikur më atë, diku, dikur, shumë herët, kur iknin djajtë dhe ktheheshin engujt.

Këngë që do dëgjohen nga karriga e pasme e veturës do e titullonte librin e ardhshëm. I thoshtë se shkruaj për ty. I thoshte se jam i sinqertë ndaj teje dhe letërsisë, se të dua si ty si poezinë, se u lexoj njëjtë dhe ju kuptoj po aq njëjtë. Ndërsa ajo lutej që mos ia përmendte inicialet.

Dyshkronjëshin e një femre të paidentet. Lutej dhe e puthte shpejt, shpesh, kudo, me frikë, me bebëza të zmadhuara, këmbë që dridheshin, më shikim nga telefoni kur rrinte thirrja e atij… Sall një çast zgjaste dashuria, pakminutshëm, sa një këngë që të mbush sytë me lot, madje edhe burrave.

Qëndroi ashtu i topitur, vështronte ikjen e saj dhe shihte se një brinjë ajo m’u afër zemrës i bëntë protestë. Ndjeu dhe dhimbje. Qe i sigurtë se ajo nuk ishte e lumtur. Sepse asaj ende nuk i është thënë më e rëndësishmja. Të dua-n. Fjala e vetme që nuk arriti ta burgos ndjenjën. Ajo dorë është imja, qafa, vrima pas shpinës së saj është imja…
Ajo mbeti këngë, një faqe e re tregimi në librin e këngëve.

ObserverKult


Lexo edhe:

ARLIND FARIZI: NUK BESOJA NË DASHURINË NË FACEBOOK…