Armend Rexhepagiqi: Kur dashuria vdes… (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të ndiqni njërën prej këngëve më të bukura të Armend Rexhepagiqit, e cila në vitin 2006 u shpall si kënga fituese e Festivalit “Kënga Magjike”.


Vetëvrasëse-
është kjo qetësi rreth meje,
degët pa behar.
Vetëvrasëse-
ka kohë qe s’ledhatova dashurinë e parë.
Shoqe e keqe na ish vetmia
e rënd e rënd ish si varfëria
e unë u mësova e kapërdija
betejë e gjatë.


Me kilometra e kilometra
autostrada vetmie – unë ecë e ecë,
dielli po ngrihet bien borë e zezë,
kur dashuria vdes.
Me kilometra e kilometra
shekuj vetmie të mbledhur janë në një thes,
kur ne dy koka bashkë mbi nënkresë,
kur dashuria vdes.

Vetëvrasëse –
është kjo qetësi rreth meje,
data n’kalendarë.
Vetëvrasëse –
e unë nuk e kujtoj si dukej puthja e parë.
Shoqe e keqe na ish vetmia
e rëndë e rëndë ish si varfëria,
ka kohë as emrin nuk ta përmenda,
plaga është plagë.

Me kilometra e kilometra
autostrada vetmie – unë ecë e ecë,
dielli po ngrihet bien borë e zezë
kur dashuria vdes.
Me kilometra e kilometra
shekuj vetmie të mbledhur janë në një thes,
kur ne dy koka bashkë mbi nënkresë
kur dashuria vdes.

ObserverKult