Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Nga Petrit Palushi

N’atë natë të vonë të 26 prillit të vitit l967, gjatë kalimit të kufinit, me bashkëshorten Lavdie Nela, mu te Piramida, Havzi Nela shënoi në një fletë blloku vargjet e mëposhtme:

“Lamtumirë, Atdhe i dashun,
Po të la, po zemërplasun”.

E shkrova bash në brezin e butë, natën në errësi…

Fletën e bllokut e vendosi në një degë lajthie dhe njësiti i kufirit, në ndjekje të gjurmëve, gjeti edhe letrën me fjalët e sipërcituara.

Kalimet e kufinit kanë qenë të rrezikshme, thuajse të pamundura. Rojat shqiptare të kufinit, më tepër vëzhgonin kush përpiqej të largohej nga Shqipëria, sesa atë që mund të shkelte kufirin e të futej në Shqipëri; të shkoje drejt kufirit atëherë do të thoshte të shkoje drejt vdekjes i sigurtë.

Në anën tjetër, në rast se njeriu shpëtonte, do të thoshte se përjashtimi përforconte rregullin.

Në ikjen apo arratisjen spektakolare të tij, ka një lloj fisnikërie të ndritshme: ai gjeti kohë të jepte një kumt (pikërisht kur edhe koha fizike mungonte se në çdo moment mund t’i shkonte kryet), se po linte vendin e tij përmes një trazimi të madh shpirtëror.

Prandaj lamtumira e tij qe një lamtumirë e përvajshme. Në largimin e tij gjithashtu ka një lloj dëshmie se vendi po kthehej në pezmatim të vazhdueshëm për banorët e tij dhe largimi prej tij mund të ish një shpëtim, një lirim prej së keqes.

Njëkohësisht, ai po largohej me dhembjen që po i bëhej varr sepse diktatura tashmë po lëshonte hijen ndëshkuese mbi banorët e vendit të vet: izolimin, ankthin, torturën e vazhdueshme shpirtërore dhe fizike, indoktrinimin, etj.

Ndoshta një ikje e përkohshme, një ikje me riardhje më të shpejtë, në rastin më të mundshëm, sidomos me kthimin kryeposhtë të atij regjimi që po rrënonte vendin.

Por fati qe fort i mbrapshtë.

Në Aktakuzën kundër tij dhe bashkëshortes së vet shënohej se “Me datën 6 maj 1967, pala jugosllave jashtë vullnetit të tyre i dorëzoi në postbllokun e postës kufitare Morin”.

(Dënimet qenë jashtëzakonisht të rënda: H. Nela me 15 vjet heqje të lirisë dhe konfiskim të pasurisë, ndërsa bashkëshortja e vet me 10 vjet heqje të lirisë).

(Shkëputur nga libri “Kryqëzimi i Havzi Nelës” të autorit Petrit Palushi)

(Faksimil, marrë nga Dosjet gjyqësore – Maj 1967 dhe botue te “Kryqëzimi i Havzi Nelës”, Ombra GVG, Tiranë 2008))



ObserverKult


Havzi Nela

Lexo edhe:

E TMERRSHME: HAVZI NELA U VARROS NË KËMBË, KOKËN IA MORI ME VETE UJI I LIQENIT TË KUKËSIT

Fati i zi i poetit Havzi Nela

Nga Kastriot Dervishi

Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia. Ajo nuk ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por nga Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale, sipas rregullores nr.01-46, datë 30.3.1984.

Ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, nxori urdhrin nr.1258, datë 9.8.1988 për ekzekutimin e vendimit me varje në litar të Havzi Nelës, i cili duhet të kryhej të mërkurën e  më 10 gushtit, ora 3.30.

Për zbatimin e urdhrit u ngarkua Dega e Punëve të Brendshme Kukës.

Havzi Nela u ekzekutua në litar mëngjesin e datës 10.8.1988 në sheshin e agjencisë së udhëtarëve në Kukës. Në procesverbalin e ekzekutimit thuhet. “I mbajtur sot më datën 10 gusht mbi ekzekutimin e vendimit të dënimit me vdekje.

Përkatësisht varje në litar të të dënuarit Havzi Nela.

Pasi ju komunikua vendimi nga prokurori i rrethit se do të ekzekutohet vendimi, ju kërkua të thoshte fjalën e fundit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Havzi Nela

HAVZI NELA: KURRË S’U ULËM NË NJI SOFËR, KURRË, O NANA IME…

Poezi nga Havzi Nela

Po, o nanë, po,
N’emën të ligjit jam arrestue,
E duert m’i kthyen prapa policët e zi,
N’hekur me tutjus m’i kanë ngujue!
Me gazin 69 u pamë sy ndër sy,

Si me keqardhje m’u ba se më vështroi,
E kur lëshova kambën mbrenda me hy,
M’u ba se psherëtiu, m’u ba se rënkoi!
Ndoshta e ndjeu veten fajtor,

Pse erdhi e më mori përsëri!
Ndoshta i gjori ishte lodhë,
Gjithkah n’udhtim nëpër Shqipni.
Gjithkund tue shkue nëpër atdhe,

Sa djem nanash kështu po i merr!
Si nji kuçedër në “Shqipnin’ e re”
Emni i tij ka futun tmerr!
Ti mos u druej, o Nana ime,
Sido të bahet jam pa faj,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult