Misteri: Zbërthimi i kodeve të letërsisë së qytetërimit Hindu

Në të njëjtën kohë që Akadianët po zhvillonin kulturën e tyre, një qytetërim i ri po ngrihej në fushat e Pakistanit të sotëm. I njohur sot si qytetërimi Hindu, ai ishte tejet i përparuar. Ata kishin shkrimin 1000 vite përpara pjesës tjetër të nënkontinentit indian dhe shkruesit e tyre mund të kenë shpikur printimin plot 1500 vite para kinezëve (dhe 1700 vite para europianëve).

Fatkeqësisht, ndoshta nuk do e dimë asnjëherë se cilët ishin në atë kohë ekuivalentët e një libri bestseller në Amazon, pasi shkrimi i Hinduve është krejt i padeshifrueshëm. Gjithë sa dimë me siguri sot, është se ajo është me të vërtetë një gjuhë, ndonëse edhe kjo pikë shpesh herë debatohet. Shumica e sendeve me shkrime të Hinduve rrallëherë kanë më shumë se pesë germa kështu që argumentohet se mund të mos jetë tamam një gjuhë.

Ndërkohë që shumica e ekspertëve nuk bien dakord me këtë vlerësim, ndodhemi ende në pozitën ku deshifrimi i teksteve të tyre është i pamundur.

Ndonëse ka nga ata që pretendojnë se kanë zbërthyer kodin e Hinduve, asnjë prej përkthimeve të tyre nuk pranohen gjerësisht. Atëherë, çfarë fshihet prapa atyre simboleve? Mund të jetë çdo gjë: dokumenta administrative, lutje, fragmente përrallash, apo shaka të pista. Çfarëdo që të jenë, nëse zbërthehen do të na japin shumë informacion për një prej kulturave më të mëdha të historisë./bota.al

LEXO EDHE: Misteri i zbuluar i ushtrisë së humbur të mbretit Pers