Në Bjellorusi është arrestuar autorja e romanit “Zëra nga Çernobili”, e cila është fituese e çmimit Nobel për Letërsi.
Lidhur me këtë ka reaguar shkrimtari Milazim Krasniqi, ai ka thënë se ky akt është barbarë dhe si i tillë duhet të dënohet nga të gjithë shkrimtarët e botës.
“Qeveria kriminale e Llukashenkos ka arrestuar shkrimtaren Svetllana Aleksijeviq, fituesën e Çmimit Nobel për Letërsi. Mjafton të thuhet autoren e romanit “Zëra nga Çernobili”, sepse ai roman është më kumbues se sa vetë Çmimi Nobel. Ky është një veprim kriminal, idiotik, i ndyrë i Llukashenkos. Shkrimtarja Svetllana Aleksijeviq e ka bërë botën të qajë me lot për tragjedinë e Çernobilit dhe e ka ngrit Bjellorusinë në piedestalin ku askush nuk e ka ngritur kurrë më parë. Vepra e saj nuk mund të sfidohet nga një idiot, që defilon me pushkë në do të para kamerave, për ta frikësuar popullin e vet. Si shkrimtar dhe anëtar i PEN-it ftoj të gjithë shkrimtarët e botës që të reagojnë ndaj këtij akti barbar të Llukashenkos. Dhe jam i bindur se letërsia e Svetllana Aleksijeviqit do të fitojë mbi krimin e atij monstrumi”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”.