Arrestohet influencuesja: Këshillonte prindërit si t’i ndëshkojnë fëmijët

influencuesja

Arrestohet influencuesja

Interneti, rrjeti i ka nxjerrë në pah budallenjtë që dikur i njihte veç lagjja e tyre, thoshte Umberto Eco.

“Më përpara ata flisnin vetëm në bare pas një gote me verë, pa e dëmtuar komunitetin. Ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale me një fitues të çmimit Nobel. Është pushtim nga budallenjtë”, theksonte Eco.

Dhe jemi dëshmitarë të çmendurive të shumëta postuar nga lloj-lloj njerëzish ne rrjete sociale. Disa prej tyre edhe me pasoja të rënda.

Diçka të tillë ka bërë edhe iInfluencuesja amerikane Ruby Franke e cila postonte video në YouTube duke mësuar prindërit se si të ndëshkojnë fëmijët e tyre.

Ajo sygjeronte agjërimin, ndëshkimin trupor dhe privimin e gjumit.

Gruaja u arrestua për abuzim ndaj fëmijëve pasi një nga 6 fëmijët e saj arriti të arratisej në shtëpinë e një fqinji.

I vogli, në një gjendje evidente të kequshqyerjes, u dërgua në spital së bashku me një nga vëllezërit e tij në kushte të ngjashme.

Djali i vogël arriti të zvarritet nga dritarja dhe më pas u drejtua për në shtëpinë e fqinjëve të tij të cilët ngritën alarmin duke telefonuar 911.

Ai kishte plagë të hapura dhe shenja ngjitësesh në kyçet e këmbëve dhe duarve.

Pas kontrollit në shtëpinë e influencueses, policia zbuloi se edhe një tjetër fëmijë kishte nevojë për ndihmë. Ruby Franke nuk po vepronte vetëm. Kolegia e saj Jodi Hildebrandt u akuzua gjithashtu për 6 akuza për abuzim të rëndë të fëmijëve.

Të dyja tani janë në paraburgimin e Departamentit të Sherifit të Qarkut të Uashingtonit.

Në dukje shihej një familje perfekte me fëmijë të buzëqeshur, por videot e publikuara nga gruaja tregojnë një realitet krejt tjetër. Në kanalin e saj në YouTube të quajtur “8 Pasagjerët” ajo dokumentone jetën e përditshme me bashkëshortin dhe 6 fëmijët e tyre. Përveç kësaj, ajo jepte leksione se si mund të ndëshkohen ashpër fëmijët.

“Dënimet” ishin nga më të ndryshmet. Ajo e la vajzën e saj 6-vjeçare me stomak bosh pasi kishte harruar drekën ndërsa një nga vëllezërit e saj e dënoi të flinte për 7 muaj në dysheme apo duke i detyruar ata të pastronin dyshemenë.

Më shumë se 2 milionë ndjekës të tmerruar nga ashpërsia e dënimeve të propozuara, bënë disa raportime në shërbimet lokale për mbrojtjen e të miturve.

Pavarësisht akuzave të shumta nga shikuesit, Ruby Franke u justifikua duke thënë se “stili i saj i prindërimit nuk ishte abuzim, por një mënyrë për t’u mësuar fëmijëve të saj pasojat e veprimeve të tyre

ObserverKult

Kliko edhe:

UMBERTO ECO: INTERNETI U KA LËNË HAPËSIRË BUDALLENJVE

Lexo edhe:

KRYEVEPRA E NAIM FRASHËRI: BAGËTI E BUJQËSI / KUSH SI DI VARGJET E PARA…

O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,
Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,
E ta trëmbin, ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,
Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult