Karnavalet e Nartës, e veçanta e festës që kremtohet pas Pashkëve

Karnavalet e Nartës, është festa që nis të dielën e Pashkëve dhe vijon për tre ditë me radhë. Kjo është një festë e trashëguar brez pas brezi dhe kremtohet ndryshe nga zonat e tjera të vendit.

Banorët vishen me kostume dhe lëvizin në të gjithë fshatin duke sjellë edhe valle tradicionale të zonës. Për vetë banorët, karnavalet janë një traditë e fshatit, por nga viti në vit ka ndryshuar, ndërsa mungon gjallëria e dikurshme edhe për shkak të emigrimit.

Në këto kushte banorët thonë se është më e rëndësishme se kurrë ruajtja e kësaj tradite, trasnmeton ‘tema’.

Legjendat mbi kuptimin e tre ditëshit të karnavaleve dhe simbolikës së kostumeve janë të shumta por përgjithësisht thuhet se festa dhe kostumet e karnavaleve kanë lindur si një mënyrë për t’i ikur trishtimit të sëmundjeve të lashtësisë.

ObserverKult


Lexo edhe:

KORÇA E VITEVE ’30: KUR KARNAVALET FESTOHESHIN ME VESHJE KOMBËTARE