“Art për të vjedhur”, galeria i fton hajnat

Një galeri në Tokjo të Japonisë hapi ekspozitë për të shfaqur punime të artistëve të ndryshëm, por këtë herë më një koncept tërësisht të ri.

Pas orës 12 kur të mbyllej ekspozita, vizitorët mund të “vidhnin” veprat e artit, në ekspozitën e quajtur “Art për t’u vjedhur”.

Disa orë pas mbylljes së galerisë, shumë njerëz u paraqitën me dëshirë të vjedhin ndonjë copë arti. Stacioni policor ishte afër, por policët intervenuan vetëm për të kontrolluar turmën, sepse të gjitha veprat nga ekspozita, ishin për t’u dhënë, apo “vjedhur”, shkruan AFP.

Kjo ngjarje sipas organizatorëve ishte një eksperiment, për të afruar marrëdhënien në mes artistit dhe vizitorit në një galeri.

Në fillim u parapa si një ngjarje e vogël e cila mund të tërheqë ndonjë “vjedhje” të fshehur, por fjala u shpërnda nëpër mediat sociale dhe në fund ishin rreth 200 njerëz afër galerisë që po shpresonin të rrëmbenin ndonjë pjesë arti.

“Hajnave” u tha se mund ta rrëmbenin galerinë pas mesnate, por turma ishte aq e madhe sa që rrëmbimi nisi një orë përpara, dhe ekspozita e cila duhej të zgjaste 10 ditë, u zbraz për më pak se 10 minuta.

Edhe pasi që u zbraz galeria, vazhdonin të arrinin hajnat potencial, ndërsa stacioni policor aty afër dërgoi policë për të shpërndarë turmën.

“Jeni duke e bllokuar rrugën!”, bërtitën policët.

Organizatorët pastaj u takuan edhe me policinë, për të qartësuar situatën.

Në fund doli që “hajnat” kishin qenë të mirë dhe nuk kishin bërë probleme./Koha