Artan Fuga: Si duroni moj gra? Si nuk ju vjen turp o burra?

artan fuga turizmi
Artan Fuga

Nga Artan Fuga

Unë mendoj se në shumë drejtime ajo është e tillë.

Kam veçuar këto nivele:

1. Kush i propozon premtimet elektorale? Partitë politike. A ka Kryetare partish politike gra? Jo.

2. Kush kandidon për Kryetare bashkish? Pak më shumë se 10 përqind janë gra. Pra kandidatët janë burra.

3. Kush janë anëtarët e KQZ dhe anëtarët e komisioneve? Burra përsëri pjesa dërmuese se duhen muskuj.

4. Kush drejton raportimin në media? Janë burra pronarët e mediave, kryedaktorët, shefat e informacionit. Gratë janë thjesht gazetare terreni.

5. Po gratë si audienca ç’bëjnë? Shohin filma turq pasditeve sepse të dhënat tregojnë se në mbrëmje janë burrat që rrinë të dëgjojnë e shohin bisedat politike.

6. Kush e ruan rendin publik ditën e votimit? Policët burra.

Fol sa të duash kundër seksizmit në politikë. Bëj kongrese me gra.

Bjerini legenit o ojf!

Gratë janë jashtë politike si shekuj më parë.

Gruaja është në mos skllave politike, qytetare e nivelit të dytë.

Si duroni moj gra!

Si nuk ju vjen turp o burra!

ObserverKult


Artan Fuga

Lexo edhe:

ARTAN FUGA SHKRUAN PËR TË ATIN E NDJERË: NGA LART AI MË SFIDON SHUMË EDHE SOT…

Nga Artan Fuga

Prindërit janë të dashur për të gjithë ne, për qenien njerëzore, edhe kur janë ndarë nga jeta.

Unë e kam parametrin e parë për të gjykuar dikë: Sa është i përkushtuar për të kujtuar dhe respektuar prindërit e tij, të parët e tij, krahinën e tij, qytetin, lagjen e tij, miqtë e tij të fëmijërisë, mësuesit e tij, pra dashuritë e para, edhe kur ata nuk jetojnë më!

Aty bëhet njeriu – njeri!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult