Ka edhe njerëz të mençur, por këta zakonisht quhen budallenj…

artan fuga turizmi
Artan Fuga

Nga Artan Fuga

Disave u flet më parë goja sesa mendja.
Dikush nuk ka mend, por amà kjo s’e pengon të jetë mendjemadh.
Ka të tjerë që u flet xhepi jo mendja.
Ka të tretë që flasin me prapanicë, që e përdorin kur janë ulur në një kolltuk zyre, jo me mendje.

Janë pafund ata që flasin me bark.
Ka të tjerë akoma që flasin me mendjen e të tjerëve, ta zemë të shefit që u servilosen.
Ka që flasin përmendsh.
Ka që nuk kanë mendje fare. Zoti ua ka marrë atë.
Ka që urrejnë me mendje atë që thonë me gojë.

Ka që flasin me mendje, por duket që atje tutje se janë të çmendur.
Ka që kanë mendje, por nuk kanë asnjë dije.
Disa nuk e kanë fare mendjen aty kur flasin.
Disa nuk e kuptojnë me ndërgjegje atë që mendojnë me mendje.

Ka disa që e dinë se nuk kanë mendje, por kanë artin e të hequrit si shumë të mençur.
Disa kanë mendje, por nuk dinë të mendojnë.
Disa ngatërrojnë pushtetin e parasë dhe të forcës mbi të tjerët dhe kujtojnë se mund t’u japin edhe mend atyre.

Por, ka edhe disa jo të pakët që i ka të gjitha këto veti bashkë dhe është i suksesshëm pikërisht për këtë arsye.

Ka edhe njerëz të mençëm, por këta zakonisht nga të parët quhen budallenj.

ObserverKult


Lexo edhe:

ARTAN FUGA: HAJDE BËRTASIM: DUAM BUKË…

Gjithandej dëgjoj premtime ose kërkesa, jepuni pak më shumë të varfërve, shtoni ca thërrime këtu, shifni se kush ka ngelur në çadër jashtë nga tërmeti, kujdes shtoni ca lekë aty për të kompensuar elektrikun, ca këtu për ujin, jepuni ca lekë më shumë bujqve për naftën, etj, etj.

Mirë, mirë, duhen, por kjo nuk më pengon të them se janë fyese! Pse e trajtojnë shqiptarin si lypës? Ca thonë jo nuk ja japin thërrimet, ca thonë jo, jo, jepjauni, thërrimet se gjynah…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU