Një letër e Dritëro Agollit për Moikom Zeqon: Asnjëherë nuk kam qenë i lirë

libri dritëro agolli
Dritëro Agolli

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka shpërndarë së fundi në rrjetet sociale një letër të babait të saj drejtuar të ndjerit Moikom Zeqo:

Nga Letër e Dritëroit për Moikomin …

Persiatje për Lirinë, poetin dhe poezinë, poezinë dhe lexuesin… dhe konkluzioni mbi raportin e lirisë me poezinë e poetin …

I dashur Moikom,

Unë kam menduar shumë për Lirinë. Ashtu si ti, unë e dua shumë këtë gjë të pakapshme dhe abstrakte.

Dhe gjithmonë kam synuar drejt saj e asnjëherë nuk e kam kapur. Asnjëherë nuk kam qenë i lirë. Nëse kam qenë i lirë nga klubi, më ka vënë prangat gruaja; nëse kam qenë i lirë nga poezia, më ka vënë zinxhirët mjerimi; nëse kam qenë i lirë nga bashkëkohësia, m’i ka vënë hekurat tradita …Por Liria më ka ftuar dhe më ka bërë shumë ftesa. Si mik që të kam dhe si të vetmin poet që çmoj me nota të larta në Shqipëri, si një poet të së ardhmes së poezisë, jashtë asaj “ comme il faut “( i “këndshëm “, siç thonë francezët) , dua të të them të mos bësh gabim të dëshpërohesh. Të kam vënë re, që dëshpërohesh dhe mbase thua me vete:

”Ja, shkruajta poezi, e kush i lexon?” Nuk është gjë kjo që mendon ti, apo kjo që mund të mendosh! Ka njerëz të çuditshëm që çdo gjë lexojnë. Dhe këta të çuditshëm vjen një kohë që bëhen të zakonshëm: lexues të shumtë.

Pastaj, o miku im Moikom, mos e barazo lirinë dhe demokracinë me poezinë. Liria poetin e ka vëlla, por poeti nuk shkon tek liria në çdo ftesë të saj. Unë për ftesat në koktejlet e lirisë mund të them :

    Liri ,

 Në festën tënde

Ftesën mos ma dërgo,

Më prit dhe pakëz,

Pas vdekjes me ftesë

Më fto !…

16 mars 2010 Dritëroi

ObserverKult


mërzitur testamenti poezi nga dritero agollit

Lexo edhe:

“DO TË VIJ TË TË VIZITOJ ME HELIKOPTER”, ÇFARË SHKRUANTE DRITËRO AGOLLI NË DITAR PËR XHEVAHIR SPAHIUN

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka treguar disa nga kujtimet e të atit.

Përmes një pasazhi të shkurtër nga ditari i shkrimtarit, Elona rrëfen një moment kur poeti Xhevahir Spahiu ishte i shtruar në spital dhe babai i saj e vizitoi në spital.

Më poshtë “TemA” po përcjell dialogun plot humor mes tyre:

“Në kohën kur poeti Xhevahir Spahiu kaloi një sëmundje jo të lehtë, Dritëroi, me optimizmin që e shquante në çdo situatē sado tē vështirë, i shkruante mikut të tij, Xhevos , plot humor :

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult