Ne nuk jemi vetëm.
Të tjerët janë me ne, ne jemi me të tjerët!
Është madje e pamundur të jesh vetëm!
Është e trishtët të mos i kërkosh, mos i shohësh, të tjerët!
Egoisti është i dënuar të jetë vetëm.
Mbreti, diktatori, pasaniku janë vetëm, nuk arrijnë të dallojnë miqtë nga servilët! Ky është haraçi që duhet të paguajnë!
Vetëm është ai që pretendon se të tjerët kanë për detyrë ta ndihmojnë, ndërkohë që ai pret shtrirë në divan, a fle gjumë!
Të tjerët do të jenë me ty, nëse ti je me dhe për të tjerët!/ ObserverKult