Ouuu, bravo kjo Hajati në Eurovizion, ka bërë art…

Ouuu, bravo kjo Hajati në Eurovizion, ka bërë art, jo thjesht një këngë, shkallë e lartë kodifikimi estetik i shprehjes muzikore!
Kombinim i lartë i postmodernes, klasikes, popullores!
Pa asnjë kompleks kulturor. Më në fund! Mjaft me paraqitje gocash të mira, femrash të sunduara nga etika maçiste.
Sapo gjuha e trupit kërkon të çlirohet, i hedhin napën, i lidhin duart me litar, i veshin futën për të qëruar patate!
Mos donin t’u nxirrte edhe ndonjë kafe në tabaka argjendi?
Këta edhe Prometeun do ta kryqëzonin, do ta quanin hajdut të zjarrit të Perëndive. Turp! Hajdut!
Simbolikën artistike e marrin për histori të vërtetë!
Klithmë emancipimi, revoltë, dramë!/Artan Fuga


Lexo edhe:

ROBERT ALIAJ “GODET” RONELA HAJATIN: JEPNI FUND METODAVE KORRUPTIVE ALLA SHQIPTARÇE…

Këngëtari Robert Aliaj ka reaguar po ashtu ashpër ndaj performancës së Ronela Hajatit në “Eurovision”.

Përmes një postimi në Facebook, Aliaj thotë se ka ardhur koha t’i jepet fund. Metodave korruptive alla shqiptarçe në festivalin kombëtar. Dhe të mos lejohen më performanca të tilla përfaqësuese. Të cilën e cilëson vulgare.

Postimi i plotë:

Fikni televizorin kur të transmetohet kjo performancë mu…ti”, acarohet këngëtarja shqiptare.

Ky nuk është komenti im. Është koment i një reviste frankofone dhe nuk është i vetmi.

Koha që RTSH të marrë përgjegjësitë e veta. Dhe ti japë fund metodave korruptive alla shqiptarçe në lidhje me përfaqësimin tonë në Eurovizion.

Sot në një tjetër radio prestigjoze flamandofone spikeri duke komentuar Eurovizionin. U shpreh që nuk do të dëshironte që performancën shqiptare ta shikonin fëmijët e tij. Duke e komentuar atë si një përfaqësim të papërshtatshëm dhe vulgar.

Stop me qokat dhe nivelin skandaloz të festivalit të këngës shqiptare, ngjarjes më të madhe muzikore të vendit. Koha për ndryshim.

Unë dua të besoj që duke filluar nga edicioni i këtij viti. Festivali i këngës në radio-televizion ti nënshtrohet një reformimi të thellë, gjithpërfshirës dhe të sinqertë.

Ronela Hajati dhe Robert Aliaj