Artan Fuga shkruan për të atin e ndjerë: Nga lart ai më sfidon shumë edhe sot…

artan fuga turizmi
Artan Fuga

Nga Artan Fuga

Prindërit janë të dashur për të gjithë ne, për qenien njerëzore, edhe kur janë ndarë nga jeta.

Unë e kam parametrin e parë për të gjykuar dikë: Sa është i përkushtuar për të kujtuar dhe respektuar prindërit e tij, të parët e tij, krahinën e tij, qytetin, lagjen e tij, miqtë e tij të fëmijërisë, mësuesit e tij, pra dashuritë e para, edhe kur ata nuk jetojnë më!

Aty bëhet njeriu – njeri!

Unë sot përkujtoj me familjen time ndarjen nga jeta të atit tim, Myqerem Fuga, një njeri si të gjithë të tjerët, që nuk donte të ishte as më shumë e as më pak se ata, mësuesi im i parë në filozofi, shkenca shoqërore dhe letërsi.

Që nga lart ai më sfidon shumë edhe sot! A do të kisha qenë unë në atë lartësi patriotizmi sa ai, që në vitin 1942, ndërpreu studimet për letërsi në Universitetin e Firences, braktisi Petrarkën që ma vjershëronte shpesh, la tekstet e Ovidit, Mark Aurelit, etj., për t’u kthyer në atdhe dhe rezistuar ndaj pushtuesit?!

A do ta kisha bërë unë?

Kjo pyetje nuk më lë rehat, por mbetur pa përgjigje, një gjë e di mirë, sa herë një projekt apo një qëndrim madhor më skicohet në kokë, një nga parametrat për ta gjykuar mbetet ky: Po Ai si do të kishte bërë?

Nuk e di si e keni ju miq, por unë nuk çlirohem dot nga kjo pyetje. Eh, çdo njeri ka dobësitë e veta!

Unë një gjë përsëris: Miqtë e tij janë miqtë e mi, fëmijët e miqve të tij janë miqtë e mi! Pikë!

Unë falenderoj thellësisht z. Zylyftar Hoxha, gazetar, intelektual patriot që ka menduar ta shkruajë këtë artikull për kujtimin e atit tim, si edhe gazetën Dita që e ka botuar sot!

P.S.: Shkrimi është shkruar kohë më parë

ObserverKult


Lexo edhe:

ARTAN FUGA KA DISA FJALË PËR BIG BROTHER: MOS SHANI POPULLIN O BUDALLENJ TË MIRË…

Nga Artan Fuga


Shumë e komentojnë Big Brotherin në tv. Unë për vete nuk e shoh sepse e njoh mirë modelin dhe formatin e tij në planin filozofiko-sociologjiko-psikologjik. Këta muaj më shumë shoh Al Pazar, kënaqem, por edhe e studioj!

Ca e shajnë Big Brotherin, ca e lëvdojnë, ca protestojnë, ca rrinë me ethe te ekrani, ca e promovojnë! Të gjitha bashkë pa dallim i japin edhe më shumë energji!

Veç kur shajnë popullin se është budalla, i molepsur, dele meqë pasionohet pas atij emisioni, kur nxehen me protestuesit që artificialisht vijnë te Big Brotheri, , etj., këtë nuk e pranoj!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult