Të bësh keq dhe të jesh i keq janë dy gjëra të ndryshme/ Si të sillesh me të keqin?

turiqmi turizmi artan fuga

Nga Artan Fuga

I keqi është ai që vepron keq, dhe vepron keq ai që kryen një veprimtari që në mënyrë të qëllimshme jep si produkt një gjë të keqe.
Shpesh ndodh që njerëzit veprojnë keq nga padituria.

A janë njerëz të këqinj ata që bëjnë një të keqe jo sepse duan ta bëjnë, por nuk e dijnë se po bëjnë keq???
Jo, ata bëjnë një gjë të keqe, por nuk janë medoemos të këqinj.

Të bësh keq dhe të jesh i keq këto janë dy gjëra të ndryshme fare.
Por, njerëzit i ngatërrojnë me njëra-tjetrën. Sepse njerëzit të gjitha shpesh i fusin në një kallëp, në një gjini dhe nuk diferencojnë llojet e ndryshme.
Të bësh keq nga padituria pra nuk do të thotë se je i keq???
Nuk është e sigurt.

Nëse je i paditur jo për fajin tënd, atëhere nuk je përgjegjës për të keqen e bërë nga padituria.

Por, nëse je ti vetë shkaku i padijes tënde, atëherë je përgjegjës dyfish, edhe sepse je i paditur, edhe sepse nga padituria ke bërë keq.

Kështu arsyeton Aristoteli te Etika e Nikomakut…

Puna është sesi ta gjejmë që dikush është injorant, psikopat, ambicioz, depresiv, paranojak për fajin e tij vetë, apo ja kanë fajin të tjerët???

Po sikur ne të mos e dimë dot këtë dhe duke e dënuar bëjmë keq, ose duke mos e dënuar bëjmë keq?
A mund të bësh keq duke dënuar një të keq që nuk është i keq megjithëse ka bërë keq?

ObserverKult


Lexo edhe:

ARTAN FUGA: PËRSE I LINI GJIMNAZISTËT PA DIJE O DERRA?