Artan Fuga: Përse i lini gjimnazistët pa dije o derra?

Nga: Artan Fuga

Kisha për të shpjeguar në një orë mësimi me studentë të vitit të parë një temë që kishte origjinat që nga vitet ’20 dhe ’30 të shekullit të kaluar!
Thashë të shoh se çfarë njohurish kanë nga ajo kohë ata që para disa muajsh kanë qenë maturantë. Çfarë dijesh u ka lënë në kujtesë shkolla?

I pyes : Në vitin 1929 dini ndonjë krizë të madhe financiare?
Heshtje, më panë me habi.
Mirë, kthehemi te Gjermania: Kush erdhi në fuqi atje në vitin 1933?
Heshtje. Dy vajza vetëm, veç e veç, thanë si me dyshim: naz izmi.
Mirë, por kur Gjermania naz iste pushtoi Austrinë?

Heshtje.
Po Çekoslovakinë, Poloninë?
Heshtje.
Iu them se autori që po flas është neomarksist. Dini gjë kush ka qenë Marksi?

Heshtje.
Ndonjë vepër të tij?
Heshtje.
Po mirë, kur filloi Lufta e Dytë Botërore?
Heshtje.

Diçka m’u thye aty midis barkut dhe kraharorit!
Kapa kokën me dy duar, dhe thashë: Si ta bëj mësimin tim kur atyre nuk u kanë mësuar asgjë? Megjithëse janë shumë të mençur dhe të zgjuar!!!

Pse ia prishni jetën duke e lënë bosh pa dije brezin e ri ore qenër, moj shtriga?!
Dijet e shkollës së mesme për të qarë hallin. Unë e di se përse ndodh kështu. Një studim nga dikush shumë serioz po bëhet për këtë. Unë bashkëpunoj me të. Kur të dalin arsyet do të kuptojmë që Turi nuk ishte rastësi!

——————————————-

LEXO EDHE:

ARTAN FUGA: O SHOKO, T’OSHT RRIT RROGA!

Nga të gjitha anët na premtohen se do të kemi shtime rrogash.
Qeveria, partitë politike, vizionarë të çartur, gjithashtu, edhe ata që deri tani na kanë lënë me minimume jetike, e varfëri.


E gjitha kjo furtunë rritjesh rrogash, më kujton një barcaletë të kohës të komunizmit,
që e tregonin ashiqare çunat, por po e tregoj me delikatesën e duhur.
Eshtë barcaleta : O shoko po të rritet rroga!
Autobuzi Kombinat – Bankë në atë kohë, tip fizarmonikë, një lloj tramvaji i asaj epoke.

Dihet se çfarë ishte autobuzi i asaj kohe, vend djersitjeje, mundimesh, lodhjesh, asfiksish, vjedhjesh, aromash tmerri, etj.
Por edhe qyfyresh. Nuk ndaheshin këto…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

ObserverKult