po,
ne edhe mund të puthemi bashkë
në buzët ku joshjen rrudhëm
dhe askush nuk do të vdesë, grua e panjohur,
se askush nuk u ringjall
për sa kohë që s’u puthëm…
po,
ne edhe mund të puthemi bashkë
kur rasti të na kryqëzojë udhën
dhe askush s’do të vuajë, grua e panjohur,
se askush s’u lumturua
për sa kohë që s’u puthëm…
po,
ne edhe mund të puthemi bashkë
edhe pse kurrë nuk mundëm
dhe askush s’do të na keqkuptojë, grua e panjohur,
se askush s’na kuptoi
për sa kohë që s’u puthëm…
ObserverKult
———————
Lexo edhe: