Artan Gj. Hasani: Një poemë bashkëshortësisht jokorrekte….

Poezi nga Artan Gj. Hasani

mund të t’i puthja buzët edhe në sy të burrit tënd
dhe atij edhe mund t’i pëlqente
arti ynë i të bërit dashuri
kur të shihte si falet ajo
ajo që ai ta ka dhënë për aq shumë vjet
e që prej kohësh përton të ta dhurojë…
ajo ndjesi kapitulluese
rënkimtare
turbulluese
që derdhet
këputet
rrëzohet
ashtu…natyrshëm…pa kushte…
ja…
mendoje për një çast
mendoje
dhe lëre dhe atë ta mendojë…

e ç’jeni ju të dy përtej…
përtej atyre letrave me një vulë dhe firmë
hijshëm zbukuruar?

një mashkull dhe një femër
ai
burri yt
e unë
dashnori…
i dashuri…
rivali i tij i panjohur…
delja e zezë e një livadhi të huaj
natyrisht pa letra
pa firmë
pa vulë
gjithnjë altarmunguar
ai të do shumë
por edhe unë jo pak të dua…

ju lidh bashkë zemra?
po edhe ne të dy ajo na lidh…

dashuria?
po ajo edhe ne …
fëmijët që keni bërë ?
por edhe ne mund të bëjmë fëmijë
një natë…
një natë të pafund e të gjatë
si pezulli që pason kur koha ndalon
dhe mendimet nuk kanë më fjalë…

ju lidhin bashkë kujtimet?

e di…
vite të tërë kujtimesh…
po edhe për ne të dy
çdo çast i padukshëm i jetës
nesër mund të bëhet me i ëmbli …
kujtim i humbur në paharrim…

ju lidh bashkë seksi…?

keni njëqind vjet që shtriheni çdo natë
mbi legjendarin…epikun shtrat…
e ne të dy për fat të mirë
pa folklor e mitologji
një muaj e njëqind centimetra kemi bashkë…

ai e di që janë kohë të vështira për qejflinjtë
apo për pidharët siç i thonë ndryshe
në modë janë femrat anorgazmike
të veshura si burra…
zhorzh sandë të vonuar…
cinike
zëtrasha
bosh
të paafta për të gjetur dashnor
lezbike të rreme
që shoqërohen bareve me gay të turbulluar…

por ti je kaq e ëmbël…kaq e brishtë…
nënë me tre fëmijë
dhe akoma skuqesh kur të shohin meshkujt
si porcelan delikat lëkura jote
dhe nazet
kapriçiot
e trishtë kur të duket se të harroj
vezullues si thika margaritarësh
kristalet e dhëmbëve kur puthjet kafshojnë…
dhe ah…piçka jote…
nuk është tempull besimtarësh të rremë
që pasi u falën si të pabesë e përfolën…

jo

është djepi ku burri shndërrohet në fëmijë
dhe jetën përvdes rilindjesh…
dhe prandaj yt shoq të dëshiron kaq shumë
e unë jo më pak,
o grua e tij… femra ime…!

dhe ti e di që janë kohë të vështira edhe për gratë…
për gratë që akoma kanë mbetur femra…
burrat me zë kumbues dhe vështrim të çartur
sanguinët me gjoksin leshator e llërët tërë qime
hamshorët që të qijnë në këmbë pa u menduar dy herë
e pasi prishen përsëri thonë “dua”
janë specie në zhdukje si kastorët, zemra ime
e ndaj ti je me mua…

vërtet mund të t’i puthja buzët edhe në sy të burrit tënd
dhe atij edhe mund t’i pëlqente
arti ynë i të bërit dashuri
kur të shihte si falet ajo…
ajo që ai prej kohësh përton të ta dhurojë…

ja…mendoje për një çast…
mendoje
dhe lëre dhe atë ta mendojë…

por natyrisht unë po bëj shaka
dhe nuk po të puth në sy të tij, zemra ime…
por kur ai do lexojë këto vargje
do gëlltitet kur t’i thuash që të pëlqyen
do skuqet në fytyrë
tërë valë e dallgë
nga epshi apo inati
do pijë një gotë tjetër
do shihet në pasqyrë
do lirojë gravatën
do fikë abazhurin
do të të puthë
do të të qijë
por edhe mund të të bëjë dashuri
vibruese
pasionante
rënkuese
shpartalluese si vargjet e mia…

dhe kur të mbarojë…
kur të të mbarojë…
do të të kthejë kurrizin
dhe nëse nuk do të gërhasë
kuptoje që ka filluar të mendojë
në një kohë të pakryer
që në të vërtetë
në thelb
thellë në trurin tonë
të gjithë jemi njësoj…
unë dhe ai
njësoj të shkërdhyer…

*nga libri ‘Mëkatari”, 2011

ObserverKult


ndalni te tana orët oh ma thoni të vërtetën rreth dashurisë poezi nga auden

Lexo edhe:

W. H. AUDEN: 1 SHTATOR 1939

1 shtator 1939 (1), poezi nga W. H. Auden

I ulur në një nga baret
e Rrugës Pesëdhjetë e Dy
I pasigurtë dhe i frikësuar
Ndërsa shpresat e pritshme shuhen,
Të një dekade të ulët dhe të pandershme
Valë zemërimi dhe frike
qarkullojnë mbi vende të kthjellëta
dhe të errësuara të globit
duke pushtuar jetët tona private
era e papërmendshme e vdekjes
shkel mbi natën e shtatorit.

Dijet e sakta mund të nxjerrin
në dritë të gjithë keqbërjen
nga Luteri deri në ditët tona
çfarë e ka bërë një popull të çmendet,
gjej çfarë ndodhi në Linz (2)
Një megaloman i shndërruar
Në një zot psikopat.
Unë dhe publiku e dimë
Ashtu si edhe fëmijët e shkollës
Atyre që ju është bërë e keqja
Me të keq do të ta kthejnë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult