Artan Gjyzel Hasani: Duhet të ishim dashur më pak

Poezi nga Artan Gjyzel Hasani

duhet të ishim dashur më pak,
por nuk mund të bënim dot ndryshe…

të thërmova me pasionin tim…
rërë të bëra…
dhe pastaj
si deti bregun
plot dallgë e shkumë
baticave të mia të fajësova
për kështjellën që s’ngrihej kurrë…

*Titulli i origjinalit: “Dashuri acide”

ObserverKult


Lexo edhe:

PYETËSORI I PRUSTIT: ARTAN GJYZEL HASANI

Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Artan Gjyzel Hasani.

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Unë nuk besoj te lumturia, aq më pak te përkryerja e saj. Në një arsyetim ideal, lumturia e përkryer do të ishte ajo gjëndje ku njerëzit i japin mundësi njëri tjetrit të jenë vetvetja pa asnjë kusht.

Cila është frika juaj më e madhe?
Lartësitë, por jo fluturimet.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Njeriun që dua.

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Asnjëri.

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Gjykimi i vetes.
 
Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Mosmirënjohja.

Në cilat gjëra e teproni?
Mirëbesimi.

Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
Dashuria.

Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
Rruga e panjohur, pak rëndësi ka mjeti, mjafton që ajo rrugë të kalojë nga shpirti.
 
Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
Dreqi ta hajë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU