James Joyce: Shko, kërkoje atë

Shko, kërkoje atë mirësjellshëm
dhe i thuaj se jam gati të vij,
erë e aromave që këndon gjithmonë
epitalamus.
Oh, shko shpejt në tokat e errëta
dhe përshkoje detin
që të mos na ndajnë detet dhe tokat
dashurinë time dhe mua.

Përktheu: Skënder Buçpapaj