Artan Gjyzel Hasani: Kërkoj dikë që të ngjasojë me ty

nuk na ndan veç dheu, baba,
por edhe një oqean i tërë…

në varrezën Hillcrest shkoj
mbi varrin e një tjetri
lulet e tua të vë

dhe kërkoj dikë që të ngjasojë me ty
me moshën tënde a emrin
por asnjë nuk qenka si ti
dora zgjat lulet mbi mermerin
dhe tërhiqet pas përsëri….

të bardhë janë trëndafilat që i hedh
në një varr bosh dhe harrohem
pas një fluture që ndalon mbi petalet…

bukur përkëdhel ky mëngjes
trupin tim me hijen tënde…

*Titulli i origjinalit: “Pamundësi”

ObserverKult


Lexo edhe:

ARTAN GJYZEL HASANI: DUHET TË ISHIM DASHUR MË PAK