Ku janë miqtë? Të vjetrit rrallohen, të rinjtë nuk ekzistojnë!

Nga Artan Mullaj

“Ku janë miqtë?
Të vjetrit, rrallohen në kohë;
ikin çdo ditë, shuhen…
Kurse të rinjtë thuajse nuk ekzistojnë;
Jetojmë një epokë në të cilën, pas çdo frymëmarrje, e drejta për të bërë miq të tjerë, shuhet bashkë me ta;
Ne jemi zgjatim i një gjenerate, në të cilën sundon interesi:
askush nuk kërkon miqësi të reja, pa përfitime të reja!…

ObserverKult

——————

Lexo edhe:

ARTAN MULLAJ: DO TË IKI… NUK MUND TË DUROJ MË

Naimi është një miku im biznesmen. Ndërtues. E pat filluar herët aventurën e biznesit, por dhe të suksesit, duke zbatuar disa parime tradicionale: Disa këshilla që mësohen nga përvoja dhe shndërrohen në ligjësi kur zbatohen.

Mos emigro shumë gjatë në një vend. Mos emigro në vende të brishta. Kursimet bëji gur edhe mur… Arritja dhe suksesi përcaktohen nga disa hollësi që shumë njerëz nuk i përfillin. Naimi e kishte kuptuar se disa ndryshime të vogla në perceptime mund të sjellin ndryshime të mëdha në rezultate.

Gjatë eksodit të viteve ‘90, ai emigroi në Greqi, por nuk ndenji gjatë atje. Greqia atëherë ishte një parajsë e vogël, por e brishtë. Ilegalisht, si shumica e shqiptarëve, shkoi në Itali, që ishte një vend i madh, i fuqishëm.

Më pas edhe në Zvicër dhe Gjermani. Pastaj u kthye shpejt, në vend që të shpenzonte kohën dhe paratë e kursyera në qejfet e natës që afron pafundësisht Perëndimi.

U dashurua dhe krijoi një familje të bukur, si ylberi. Njëherësh, me kursimet e mundimshme, bleu një truall pranë banesës së prindërve. Hodhi themelet, përveshi mëngët dhe filloi të ndërtojë shtëpinë e tij të ëndrrës. Pastaj mbërriti çasti i bekuar. Perëndia ndihmon trimat, prandaj edhe ky trim u shpërblye…/

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU