
Harrova ç’po kërkoja sot dhe gjeta xhaketën e kamoshit,
Zbërdhylur te mëngët dhe bërrylat.
E paveshur prej 17 vjetësh
Dhe në xhepin e brendshëm, dy bileta kinemaje.
Më kujtohet vajza në krah,
Nishani prej Cindy Crawford,
Aroma e saj, gjithmonë sikur sapo ka dalë nga dushi.
Me siguri do jetë bërë nënë tani.
Kanë një jetë të tyren dashuritë e parealizuara.
Pothuaj si poezitë e pashkruara.
Ndoshta më mirë kështu.
ObserverKult
Lexo edhe:
ARTI LUSHI: POEZIA ËSHTË NJË LËVOZHGË ARRE KU U PËRMBYT ATLANTIDA






