Artistët shqiptarë Inva Mula, Genc Tukiçi dhe Olen Çezari, do të bëhen bashkë në një koncert.
Ata do të bëhen bashkë më datë 21 shtator 2021, në “Salle gaveau”, dedikuar muzikës klasike në qytetin e Parisit.
Genc Tukiçi do të jetë në piano, Olen Çezari në violinë dhe e mirënjohura Inva Mula si soprano. Lajmin e ka bërë të ditur Genc Tukiçi në ‘Facebook’.