Nga muzika gjermane te koncertet në Korçë, sopranoja Inva Mula prezanton surprizat e ‘Mik Festival’

Sopranoja Inva Mula ka prezantuar programin e ‘Mik Festival’ që mbahet në datat 22, 23 24 dhe 25 korrik në Korçë. Këtë vit vjen në edicionin e katërt dhe sjell muzikë gjermane e greke, muzikë nga filmat shqiptar e deri sfilatë mode.

Nga hani i Pazarit, te sheshi para katedrales, ngjarjet artistike mbahen mes qytetit të Korçës, kishës së Prespës dhe fshatrave të Kolonjës duke ndërthurur në program këngëtarë si Anxhela Peristeri me 5 vajzat e Zanave që këndojnë a Capela, kërcim tango, fizarmonicistë, orkestër simfonike dhe kori Pax Dei i Zana Turkut duke pasur edhe pjesëmarrjen e Olen Cezarit.

Inva Mula është drejtoreshë artistike e ‘Mik festival’ që merr jetë në Korçë./BW

LEXO EDHE: Inva Mula & Pirro Çako: Si një ëndërr e pafund është dashuria (teksti dhe kënga)