Njëzet piktura të krijuara nga artisti multimedial, Shuk Orani, të ndara në dy cikle, do të prezantohen në qytetin e Hamburgut.
Veprat e Oranit, të cilat do të ekspozohen më dy nëntor në atelienë e tij, shpërfaqin ekzistencën e njeriut. Ekspozita e artistit multimedial nga Prishtina, eksploron hapësirën dhe prek aftësinë e njerëzve për të nxitur emocionin.
“Homosapia” dhe “Transcendence”, janë ciklet e kësaj ekspozite me kuratore historianen e artit, Julia Eckhardt.
Sipas Oranit, ciklet e prezantuara në këtë ekspozitë, janë sinonim i zhvillimit të shoqërisë në suaza të evolucionit.
Pas Hamburgut, Shuk Orani, do ta hapë ekspozitën e radhës në Padova të Italisë.